Këngëtari i njohur, Robbie Williams ka zbuluar se arsyeja e vërtetë pse ai anuloi datat e turneut të tij në fillim të 2017-s lidhet me arsye shëndetësore. Ishte kujdesi intensiv nga ana e doktorëve, ku këngëtari kaloi 7 ditë në spital. Doktorët kishin zbuluar anomali në trurin e tij. kjo bëri që ai të anullonte disa koncerte të turneut të tij në Rusi të planifikuara në muajin shtator, si pasojë e kësaj sëmundjeje misterioze, por edhe përkeqësimeve në prapaskenë, kur ndodhej në Zvicër. “Krahu im i majtë u mpi dhe më dilte lëng nga goja. Kisha një dhimbje koke dhe kisha vështirësi në frymëmarrje. Nuk merrja frymë lirshëm”, ka thënë Robbie. Ai iu nënshtrua disa analizave, ku doktorët zbuluan si njolla gjaku në tru.

- SPONSOR -