Nuk besojmë se ka një person që nuk i janë bërë rrathët e syve në gjendje jo të mirë nga shkaqe të ndryshme si lodhja apo gjendja jo e mirë shëndetësore. Por çfarë i shkakton rrathët e zinj dhe si mund ti parandalojmë ato?
Nga se shkaktohen rrathët e zinj?
Rrathët e zinj zakonisht krijohen te ata njerëz që kanë një lëkurë të hollë. Kjo ndodh për shkak se, ata i kanë enët e gjakut të dukshme dhe kjo e shkakton edhe ngjyrën e errët. Por nëse ju ekspozoheni shumë ndaj diellit, këta rrathë të zinj mund të përkeqësohen.
Edhe nëse ju lodheni tej mase, flini vonë, rrathët poshtë syve tuaj do të krijohen lehtësisht.
Por si mund t’i parandaloni?
Nëse nuk doni të keni rrathë poshtë syve? Është e rëndësishme që ju të keni një mënyrë jetese të shëndetshme. Sigurohuni të flini gjumë mjaftueshëm, mos pini shumë alkool, ose mos pini fare. Gjithashtu dritare.net ju këshillon të mos pini shumë kafe, ose pije me kafeinë, pasi ajo ngushton enët e gjakut, gjë që shkakton edhe rrathët poshtë syve. Ç’është më e rëndësishmja, pastrojeni mirë fytyrën tuaj, largoni kremin dhe make up-in e tepërt.

- SPONSOR -