Sot e ftuar tek “Rudina” ishte këngëtarja e njohur Eranda Libohova. Këngëtarja tepër e dashur për publikun shqiptar ndau sot disa nga momentet më të bukura të jetës së saj private dhe artistike. Ajo foli rreth projekteve të reja që sapo kanë mbërritur me shumë sukses në jetën e saj!

Ndër të tjera ajo përshëndeti publikun e pasdites tek “Rudina”  me këngën pjesëmarrëse në “Fik 57 “në Rtsh “100 pyetje”, e cila u pozicionua dhe si vendi i tretë në festival. Kur mbaroi këngën Eranda ,moderatorja e programit ,Rudina Magjistari i tha Erandës se kjo këngë duhet të shkonte në Eurovision, ndërsa Eranda shtoi se do të provonte sërish të konkuronte në “Fik 58” ,për ta prekur më pas skenën e Eurovisionit,shkruan mulliri.al

- SPONSOR -