“The voice of Romania” në natën e saj finale ka patur një të ftuar tepër speciale. Ajo ishte këngëtarja shkodrane Arilena Ara. Ka qenë vetë këngëtarja ajo ka bërë të ditur lajmin disa ditë më parë. Finalja e the Voice Of Romania” priti këngëtaren në vendin që e ka mirëpritur pak muaj më parë artisten shqiptare dhe ka kënduar bashkë me të “Nëntorin” në gjuhën shqipe. Ky është një tjetër sukses i Arilenës pas nxjerrjes së albumit të saj të fundit ku përfshihen gjithë hitet e Arilenës. Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë këngëtarja ka bërë një tur koncertesh jashtë vendit duke bërë namin me këngën “Nëntori”, këngë e cila është kënduar në më shumë se 34 vende të botës. Tashmë të gjithë presin projektin e rradhës nga Arilena.

- SPONSOR -