Nënë Tereza është padyshim shqiptarja më e njohur dhe një nga femrat më influente në botë për atë që ajo përfaqësonte. Nobeli për paqe, mrekullitë e ndodhura, shenjtërimi i saj, e kthyen Nënë Terezën në një engjëll të cilit i lutemi gjithmonë. Këtë herë ka qënë aktorja e njohur Penelope Cruz ajo që ka kujtuar takimin e saj me Nënë Terezën dhe ka qënë vërtetë me fat. Me një foto të veçantë dhe shumë të bukur ajo shkruan: “Kujtimi i kësaj gruaje të pabesueshme dhe koha që kam kaluar me të. Me të vërtetë ma ndryshoi jetën”, shkruan ajo në foton e postuar në Instagram ndërsa nuk mungon as komenti i modeles me famë botërore Naomi Campbell që ka komentuar disa zemra.

- SPONSOR -Smiley face