Tommy Hilfiger na ka mahnitur me koleksionin e ri që prezantoi të dielën. Koleksioni ishte një bashkëpunim mes Zendaya (këngëtare dhe aktore) dhe Tommy Hilfiger. Në 2018 Zendaya u bë imazhi global i kompanisë së njohur dhe këtë vit na solli dhe koleksionin më të ri Pranverë 2019. Nëse jeni kuriozë se cila është ngjyra që mbizotëroi dimë t’u themi se nuk kishte një të tillë pasi të gjitha ngjyrat ishin përfshirë, që nga ato shumë të ndezura në ato të errëta. Po ashtu na pëlqeu shumë dhe fakti që Tommy Hilfiger kishte zgjedhur edhe modele të masave më të mëdha se ato standartet. Po i lëmë komentet sepse në këto raste fjalët janë fukarallëk , ndiqni koleksionin më poshtë..

- SPONSOR -