Prej disa muajsh është folur për një lidhje mes aktorit Channing Tatum dhe këngëtares Jessie J por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar lidhjen por tani gjërat janë të qarta që ata janë bashkë. Shpesh herë pamë Channing që shkonte në koncertet e Jessie dhe po ashtu Jessie që shkonte në shfaqjet e Channing. Këtë herë çifti më i ri në showbiz janë fotografuar në  aeroportin Heathrow, Londer teksa tërhiqnin valixhet e tyre. Të dy ishin të lumtur dhe të qeshur gjatë gjithë kohës dhe me plot gojë dimë të themi se janë çifti më i ëmbël i showbiz-it. Jessie J është rikthyer në rrjetet sociale pas një pushimi që bëri duke u larguar nga rrjetet sociale dhe duke shijuar jetën e saj ndërsa Channing nuk ka pushuar aspak por ka vazhduar projektet e tij.

 

- SPONSOR -