Akuza të reja në drejtim të producenit të Hollywood, Harvey Weinstein

Listës së yjeve të Hollywood që kanë akuzuar Weinstein i shtohet edhe Salma Hayek, e cila e quan Harvey Weinstein një ‘monstër’ i tërbuar. Kështu ka shkruar aktorja meksikane për “New York Times”, duke e akuzuar producentin e famshëm se e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka kërcënuar me vdekje.

Duke u Ngarkuar...

“Më ka thënë ‘Do të të vras, mos mendo se nuk e bëj’”, shkruan Hayek në gazetën amerikane. Hayek pretendon se pasi firmosi marrëveshjen për realizimin e filmit “Frida” në vitin 2002, kushtuar artistes meksikane Frida Kahlo, ajo u detyrua disa herë të refuzonte kërkesat e Weinstein për marrëdhënie seksuale.

“Kam refuzuar të futem në dush me të, të më shohë duke bërë dush, të më bëjë masazh, të më bëjë masazh një shoqe e tij, të kryejmë marrëdhënie seksuale bashkë ose me një femër tjetër”, shkruan Hayek.

Aktorja 51-vjeçare shpjegon se ai e ka kërcënuar se do të ndërpriste regjistrimin e filmit nëse ajo refuzonte të xhironte skena marrëdhëniesh seksuale me një aktore tjetër.

Pretendimet e Hayek janë hedhur poshtë nga një zëdhënëse e tij.

 

- SPONSOR -