Një prej sipërmarrësve më të rëndësishëm e të mëdhenj një Shqipëri, Samir Mane, njëkohësisht edhe president i grupit Balfin ka bërë një gjest tepër humanitar duke nënshkruar një marrëveshje me “Fundjavë Ndryshe”. Ky bashkëpunim synon të ndihmojë fëmijët në nevojë në përmirësimin e kushteve të jetesës, dhe në kthimin e vlerave dhe rëndësisë që ka një jetë aktive për këtë kategori të shoqërisë shqiptare, për familje të cilat do të jenë të identifikuara dhe referuara nga “Fundjavë Ndryshe”.

Duke u Ngarkuar...

Grupi Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Ky grup beson se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen sociale të komunitetit, e për këtë arsye ka vlerësuar maksimalisht përpjekjet dhe punën e bërë nga Fondacioni “Fundjava Ndryshe” duke u bërë një nga bashkëpunetorët e ngushtë dhe afagjatë të këtij fondacioni.

- SPONSOR -