Selena Gomez është rikthyer dhe shumë shpejt do sjell edhe projektet e saj më të reja muzikore. Pas problemit që ajo pati disa muaj më parë, ju desh që të kurohej në një qëndër rehabilitimi. Por mesa duket ajo është rikthyer dhe është në formën e saj më  të mirë. Selena ka postuar disa foto në Instagram ku është në plazh me bikni të bardha. Këngëtarja na ka treguar dhe format e saj shumë të bukura ndërsa në fytyrë s’kishte pikë makeup-i. Arsyeja pse Selena dhe mikeshat e saj po festojnë është se shoqja e tyre po martohet.

- SPONSOR -