Selena Gomez është larguar nga qëndra e rehabilitimit përfundimisht dhe ka shkuar në shtëpi. Mesa duket Selena është në një gjëndje më të mirë shëndetësore dhe tani presim të kthehet në muzikë.

“Selena është rikthyer në shtëpi dhe është shumë mirë. Ajo ndihet plot me energji të reja dhe ka shumë dëshirë të gjejë lumturinë. Gjithsesi, Selena do të jetë pranë profesionistëve për t’u shëruar përfundimisht. Tani që është mirë, ajo ka dëshirë vetëm të pushojë dhe nuk ndihet ende gati të rikthehet në punë”  – u shprehën burimet pranë 26-vjeçares.

Duke u Ngarkuar...

Selena pati probleme  shendetësore me numrin e qelizave të gjakut që lidhej me transplantin e veshkave të saj në 2017. Të gjithë u shqetësuam për gjendjen e saj dhe shumë menduan se ajo ishte dhe e mërzitur nga martesa e Justin me Hailey por problemi ishte diçka tjetër.

- SPONSOR -