Balenciaga është një firmë e krijuar në 1917 dhe prej 102 vitesh na tregon trendet më të reja. Ka qënë vërtetë e veçantë sfilada e zhvilluar para pak ditësh në Paris Fashion Week ku Balenciaga na prezantoi  koleksionin më të ri të vjeshtë-dimër 2019. E gjithë skenografia ishte menduar që të ishte e thjeshtë dhe të krijonte idenë e një kutie të zezë. Në sfiladë na habitën dhe sytë e disa modeleve që ishin të kuq si për t’u kombinuar me veshjet all-in-red. Balenciaga në koleksionin e saj të ri ka zgjedhur që të na veshë mirë këtë vjeshtë-dimër pasi shumica e koleksionit ishte pallto dhe xhupa të trashë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve. Ndërsa nëse flasim për ngjyrat, Balenciaga tregoi se gjithë ngjyrat do jenë në modë këtë vjeshtë-dimër ndërsa ngjyra e zezë si çdo vit ishte prezente gati në të gjithë koleksionin pasi Balenciaga njihet edhe si një nga kompanitë e veshjeve që e përdor shumë të zezën në veshje.

- SPONSOR -