Shteti amerikan ka një lajm super të mirë për të gjithë studentët që studiojnë atje.Të gjithë studentët shqiptarë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë pse të vijnë në Shqipëri për të rinovuar vizën.

Duke u Ngarkuar...

Këtë lajm e bën me dije Ambasada Amerikane në Tiranë, sipas së cilës, për sa kohë që ata frekuentojnë rregullisht universitetin mund të qëndrojnë në  Amerikë edhe nëse vizën e kanë të skaduar.

Më poshtë njoftimi i plotë i Ambasadës:

“Mbajtës të vizave studentore – Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar.

Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!”

- SPONSOR -