Artistët e Teatrit Kombëtar kanë mbajtur ditën e sotme një tjetër protestë, ku kërkojnë anulimin e projektit për shembjen e godinës aktuale .

Edhe aktori i madh Robert Ndrenika ishte i pranishëm dhe u shpreh se edhe ndërkombëtarët janë kundër projektit të PPP për teatrin.“Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët s’janë dakord me këtë partneritetin privat, ca të them, të na lënë prapë …Kiço Londo këtu ka gjetur dy ustallarë nga Maqellara dhe e ka mbajtur shumë mirë, prandaj këtu vjen era kusari, era hajdutllëk”, tha ai. Por, një sjellje e paprecedentë ka ndodhur nga drejtori Hervin Çuli, pasi ky i fundit i kishte mbyllur dyert e godinës, duke mos i lejuar aktorët të futen brenda. “Ka lëpirë 4 vjet dhe do të lëpijë edhe 4 vjet të tjera”, u shpreh Derhemi duke ju referuar drejtorit të rizgjedhur në krye të Teatrit Kombëtar.

Duke u Ngarkuar...

“Na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të hapë derën. E vetmja gjë që bën drejtori i ri i zgjedhur nga kryeministri dhe ministrja e Kulturës është të mbyllë dyert e teatrit. E imagjinoni se ku jemi apo jo. Ne vijmë të mbrojmë Teatrin Kombëtar, në vend të vijë këtu dhe të jetë me ne ai mbyll të derën”, shtoi Derhemi.

- SPONSOR -