Ever Bloom. Eshtë një pëshpëritje që penetron mendjen si një mantra e përsosmërisë, si hapat e lehta të një balerine apo tingulli i mëndafshi kur prek lëkurën. Asgjë nuk do të jetë si më parë. Çdo gjë jeton në këtë çast.

Ever Bloom Eau de Toilette është një krijesë sensuale që komunikon me shpirtin e çdo gruaje duke lënë një aromë joshëse, të freskët dhe mbërthyuese. Një dhuratë e natyrshme dhe e papritur, si lulëzimi i papritur i një lule të bardhë që çliron për pak çaste atë që ka konservuar për ditë me rradhë.

Duke u Ngarkuar...

Sensualiteti i përsosmërisw femërore gjendet në aromën e re nga Shiseido. Një lule që lulëzon çdo ditë dhe nuk harron kurrë.

“Për shikimim ekziston piktura. Për dëgjimin, muzika. Për prekje, skulptura. Por çfarë ka për shqisën e nuhatjes? Unë dua të krijoj një parfum që është një vepër e vërtetë e artit “.

Këto janë fjalët e djalit të themeluesit të Shiseido-s. Dhe pas më shumë se 70 viteve Ever Bloom ka lulëzuar, një aromë e frymëzuar nga veprat fotografike të Fukuhara dhe sensualiteti të tyre delikate. Ever Bloom Eau de Toilette komunikon stilin e rafinuar dhe elegant të një gruaje rrezatuese me një prezencë pothuajse të paprekshme. Eshtë një parfum i cili komunikon një stil të rafinuar dhe elegant dhe flet me pjesën emocionale të çdo gruaje.

I freskët, lulëzues, i bardhë, Ever Bloom Shiseido nuk është ndërtuar mbi piramidën klasike me nota aromatieke të ndryshueshme, por ka një “formë të rrumbullakët”, një strukturë që e lejon aromën të mbetet e pandryshuar përgjatë dy akordeve: Shkëlqimit dhe Prezencës.

Ngarkuar me sensualitet, me format e saj delikate, të çmuara dhe të ndritshme, shishja Ever Bloom është pasqyra e bukurisë femërore: e pastër, e ndritshme dhe magjike. Të heqësh vulën sekrete do të thotë të zbulosh misterin e përjetësisë së një çasti dhe të ringjallësh përgjithmonë notat e bozhureve dhe të ciklamenit dhe të osmanthit: notat e përsosjes.

- SPONSOR -