Fakti që disa prej kolegëve të saj po bëjnë namin me miliona klikime në Youtube, nuk po e bind këngëtaren Eni Koçi.

Ajo ka radhitur një seri postimesh në Instagram, ku shpjegon se si yje botërorë nga Jennifer Lopez e deri te Bebe Rexha, me audienca botërore, UÇK mund të marrin aq sa marrin artistët shqiptarë.

Duke u Ngarkuar...

Këngëtarja, ka kritikuar kolegët duke hedhur akuza mbi ta, se po blejnë klikime.

“E vetmja mënyrë që të arrihen 1 milion brenda 24 apo 48 orëve, është të ketë shpërthim internacional. Nëse këta e këto do kishin treg të jashtëm, pse këndojnë në fshatra e rrethe të thella shqiptare? Së dyti 1 milionë klikime për 48 orë në Itunes nuk kalojnë më shumë se 1000 blerje kurrë. Edhe një gjë tjetër, nëse kanë shpërthim internacional pse këndojnë vetëm në diskotekat shqiptare në Europë dhe në 90% të rasteve s’kanë më shumë se 300 njerëz”, ka qenë komenti i Koçit në rrjete sociale.

- SPONSOR -