Nëse në të 20-at dhe 30-at mund t’ju lejohet të bëni gabime, në dekadën e katërt të jetës, nuk ju kanë hije këto të fundit ! Keni përvojën e duhur dhe vitet mbi supe që ju kanë mësuar se si duhet të visheni në një event, veshjet që nuk ju shkojnë përshtat formës së trupit apo ngjyrat që ju tregojnë më të madhe. Nëse ende nuk jeni të sigurta në fushën e modës, ju tregojmë 10 sekretet që duhet të dijë çdo grua në këtë periudhë të jetës. Tregoni shpatullat dhe jo dekoltenë! Një bluzë me jakë V nuk do t’ju tregojë aq seksi sa mund t’ju tregojë një bluzë më shpatulla të zbuluara. Mos guxoni me ngjyrat, por me format e veshjeve. Bluzat me mëngë të fryra apo deri në brryli do t’a ngrenë outfitin tuaj në një tjetër nivel. Mos hiqni dorë nga taka, por zëvendësojini ato të lartat me takat kitten heel. Vishni xhinse në ngjyrë të errët. Investoni në aksesorë që zgjasin në kohë. Rrobaqepësi mund të jetë miku juaj më i mirë, sepse ai do të krijojë veshje që mbulojnë defektet tuaja. Zgjidhni ngjyrat mbi printet !

- SPONSOR -Smiley face