Ai është një nga DJ më të njohur në botë dhe pasuria e tij është më shumë se 220 milionë dollarë. Një shifër e frikshme por po aq ” e frikshme” është edhe shifra që ai i ka vendosur shtëpisë së tij që ka vendosur ta shesë. Calvin Harris ka vendosur që të shes shtëpinë e tij në “Hollywood Hills” për 5.75 milionë dollarë. Shtëpia  ka 6 dhoma gjumi, pishinë dhe bar privat në brendësi. Ai e bleu këtë shtëpi në 2017 por mesa duket nuk i pëlqen më dhe do të blejë një tjetër. Dhe mirë bën, pasi vetëm në 2018 ai fitoi 46 milionë dollarë dhe fitimet e tij po rriten ndjeshëm. Ndërkohë po ju lëmë të shijoni ish shtëpinë e DJ të njohur…

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -