“Shtëpia e gjetheve”, një prej vendeve nga ku historitë e spiunazhit shqiptar arritën kulmin ka qenë për shumë njerëz, shqiptarë e të huaj një vend që ka ngjallur një interes tëpër të madh. Një prej këtyre njerëzve ka qenë edhe Ministri i Brendshëm Francez, Gerard Collomb. Këto ditë Ministri Francez ka qenë për një vizitë pune në Shqipëri dhe një prej ndalesave të tij në muzetë e vendit tonë ishte edhe “Shtëpia e gjetheve”.

“Kjo vizitë te muzeu “Gjethi” na sjell ndër mend çaste të kobshme të historisë tuaj.
Një lule kujtimi për të gjithë ata dhe ato, jeta e të cilëve u shkatërrua këtu.” – është shprehur Collomb.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -