Duke u Ngarkuar...

Sot në ,”Angels Gate”, kemi një personazh tepër dinamik. Ajsi Zotaj një vajzë 8 vjeçare me plot ëndrra dhe pasione për të ardhmen e saj do të na rrëfejë për talentin e saj dhe ëndrrat që ajo  do ti realizoj në të ardhmen. Ajsi ka ëndërr të bëhet një balerinë me famë ndërkombëtare dhe po punon shumë për këtë.

Një vajzë tepër e talentuar dhe e përkushtuar në zanatin që tashmë e ka zgjedhur ku njëkohësisht rrëfen për mulliri.al dëshirat që ajo ka për baletin dhe për rrugën artistike në tërësi.

Ajsi e sheh karrierën e saj përtej Shqipërisë dhe kaq e vogël ajo ka krijuar shumë ide të qarta për veten e saj. Ajo na rrëfen të gjitha pasionet e saj në intervistën më poshtë.

Ajsi, sa emër i bukur , kush ta ka vendosur emrin?

Faleminderit, emrin ma ka vendosur mami dhe babi.

Çarë kuptimi ka emri juaj?

Emrin thjesht e ka degjuar mami diku dhe i ka pelqyer. Thot që për të simbolizon pastertinë dhe kristalizimin e Akullit.

Si lindi deshira juaj për baletin?

Deshira ka qenë gjithmonë sepse kur isha fare e vogël mami kuptoi qe sa herë ishte një muzikë në sfond unë gjithmonë do reagoja dhe do kërceja. Në moshën 5 vjecare prindërit më regjistruan në kurs baleti që ende e vazhdojë.

E ke zgjedhur vet këtë pasion apo ta kanë ofruar prindërit?

Besoj se gjithmonë kam ndjerë diçka për muzikën dhe kërcimin dhe prinderit sigurisht që më ndihmojë të gjej orientimin.

Kur të rritesh ke qejf të bëhesh një balerinë moderne apo klasike?

Do ti kisha qejf të dyja, si ndaj dot.

Sa orë në ditë e ushtron baletin?

Cdo ditë pas shkolle shkoj ne studion e baletit ku marr mësim baleti për rreth 1 orë e 30 minuta dhe ne fundjavë 2 orë.

Nëse një ditë do bëheshe një balerinë me famë botërore cili do të ishte vendi ku do të doje të jetoje edhe të kërceje?

Do te doja në Amerikë. Atje ka shumë mundësi për të realizuar ëndrrat e mia.

Cili filmi vizatimor i momentit që të pëlqen ta shohësh më shumë se dy herë në ditë?

Filmi “Ballerina”

Çfarë pasioni tjetër ke përveç baletit?

Më pëlqejnë shumë filmat dhe krijimet e ndryshme.

E ke vendosur që do të bëhesh balerinë kur të rritesh apo ku i dihet mund edhe të ndryshosh mendje?

E kam shumë të vendosur sepse muzika dhe kercimi janë pasioni im. Dhe do punoj shumë që një ditë të arri aty ku unë dëshiroj.

Cili është ushqimi jot i preferuar?

Kam shumë por me tepër më pelqejnë frutat e thata dhe molla e kuqe.

Çfarë dhurate do të dëshiroje të sillte babagjyshi këtë fundvit?

Një qenush te vogël.

- SPONSOR -