Këngëtarja australiane, Sia, konfirmoi përmes GQ se është bërë nënë pasi adoptoi një djalë. Rrëfimi është pjesë e një artikulli të gjatë mbi DJ Diplo dhe marrëdhënien e tij me Sia-n. “Shumicën e marrëdhënies sonë përpiqemi të mos bëjmë seks me njëri-tjetrin që të mos i prishim punë vetes sepse ai është super seksi,” shpjegon Sia. “Këtë vit, i dërgova një mesazh, i thashë, ‘Hej, dëgjo, je një nga pesë njerëzit që më tërheqin seksualisht. Kam vendosur të jem beqare për gjithë jetën dhe sapo adoptova një djalë, nuk kam kohë për një lidhje. Nëse je i interesuar për seks pa përkushtim, më shkruaj.” Artistja 45-vjeçare nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm mbi djalin apo mëmësinë. Sia ka qenë e martuar me kineastin Erik Lang, para se të ndaheshin në vitin 2016.  Rezultati i imazhit për sia"

- SPONSOR -Smiley face