Dje pati një bllokim të rrjeteve sociale Instagram dhe Facebook dhe përdoruesit nuk hapnin dot faqet e tyre apo të postonin diçka dhe kjo e paska pasur një qëllim ! Nëse të gjithë menduam se ishte diçka që lidhej me serverat e Facebook jemi gabuar pasi paska qënë diçka tjetër.  Sipas prestigjozes “New York Times”  arsyeja e vërtetë se përse Facebook dhe Instagram nuk punonin është se prokurori amerikan Michael LaForgia ka ngritur një hetim kriminal kundër “Facebook”.

Diten e djeshme nga orët e pasdites deri sot herët në mëngjes Departamenti i Krimeve në Internet në New York ka bërë një investigim të thellë mbi dosjet e facebook-ut. Sipas New York Times facebook-u ra sepse donte të fshihte sekrete që akoma s’kanë ardhur në dritë të hetuesve.Sipas akuzës thuhet se Facebook u shet të dhënat e përdoruesve kompanive të treta si Google, Apple, Microsoft dhe Amazon, madje rrjeti social ka shitur preferencat e përdoruesve dhe në kompani që merren me shitje armësh, alkooli dhe ilaçesh. Këto preferenca të përdoruesve janë përdorur nga kompanitë që kanë lejen t’i kontaktojnë përdoruesit në mënyrë të fshehtë me qëllimin e vetëm për të shitur produktet e tyre.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -