Sonila Meço njihet si një nga figurat më pozitive të ekranit dhe pavarësisht se ka vite që është pjesë e tij imazhi i saj ka mbetur thuajse i njëjti. Në fakt duket se që prej adoleshencës së saj, moderatorja e njohur ka arritur të ruajë tiparet e bukura që e karakterizojnë. Ditën e sotme Sonila ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të saj të shkrepur shumë vite më parë, kur ajo ka qenë 13 vjeçe. Atëhere moderatorja e njohur ka qenë pjesë e ekipit të “Partizanit” në volejbollin e femrave dhe duket se prej aktivitetit fizik ka arritur të fitojë shtatlartësinë që ka sot. Sonila ka treguar se atëherë ka qenë më e vogla në moshë nga skuadra e vajzave, por megjithatë duket se është në të njëjtën gjatësi me to.

View this post on Instagram

Ma solli në kujtesë facebook këtë foto. E ka pra një arsye veç gjenetikës shtatlartësia ime, por edhe pasioni për punën në grup😊 Me paratërejat e Partizanit, Kreuzën, Valbonën, Iridin, Mirelën, Junën, Albanën e Denisën kampione kombëtare. Me trajner Eqerem Pregapucën🙏 Si më e vogla e skuadrës zgjidhja e fundit numrin e fanellës e përlotesha, që nuk mundja të merrja 4ën e Alketa Doçit, idhullit tim të kohës. Gjithsesi kjo 13 e fanellës, që përkon edhe me moshën time në atë kampionat më solli shumë fat. Vërtetë nuk u bëra Alketë, por ia shijoj sot e kësaj dite të mirat sportit intensiv, që nga fëmijëria. #memories #sport #volleyball #champions

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on

Duke u Ngarkuar...

Përkrah kujtimit të publikuar Meço ka shkruar: “Ma solli në kujtesë ‘Facebook’ këtë foto. E ka pra një arsye veç gjenetikës shtatlartësia ime, por edhe pasioni për punën në grup. Me paratërejat e Partizanit, Kreuzën, Valbonën, Iridin, Mirelën, Junën, Albanën e Denisën kampione kombëtare. Me trajner Eqerem Pregapucën. Si më e vogla e skuadrës zgjidhja e fundit numrin e fanellës e përlotesha, që nuk mundja të merrja 4-ën e Alketa Doçit, idhullit tim të kohës. Gjithsesi kjo 13 e fanellës, që përkon edhe me moshën time në atë kampionat më solli shumë fat. Vërtetë nuk u bëra Alketë, por ia shijoj sot e kësaj dite të mirat e sportit intensiv, që nga fëmijëria”. Sonila vazhdon ende dhe sot të kujdeset shumë për fizikun e saj, duke qenë se ka forma trupore perfekte. Kujtojmë se që prej janarit Sonila Meço është pjesë e televizionit “Ora News” me emisionin e saj “Tempora”.

- SPONSOR -