Aktorja e serialit “Game of Thrones”, Sophie Turner, është shtatzënë për herë të parë! Sophie dhe bashkëshorti i saj, Joe Jonas do të bëhen prindër pak muaj pas dasmës së bujshme. Lajmin e kanë konfirmuar të afërm të çiftit për “JustJared.com”. Burimi tregon se çifti dëshiron ta mbajë të fshehtë, por miqtë dhe familjarët entuziastë ua prishën planin. “Çifti është duke i mbajtur gjërat shumë të fshehta, por familjarët dhe miqtë e tyre janë shumë entuziastë dhe nuk e mbajtën dot sekretin”, thotë burimi. Kohët e fundit aktorja 23-vjeçare nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe kjo mund të jetë për shkak të pritjes së ëmbël. Sophie dhe Joe u martuan në muajin maj në një ceremoni private në Las Vegas. Disa muaj më vonë ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në Francën Jugore.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face