Vendimi që do të merret ditën e sotme në Këshillin e Bashkisë për shembjen e Teatrit Kombëtar ka bërë që artistë , por edhe përfaqësues të shoqërisë civile të grumbullohen para godinës së bashkisë, në vazhdim të kauzë së tyre.

Disa nga aktorët nuk janë lënë të futen brenda dhe janë përplasur me policinë.

Duke u Ngarkuar...

Bashkia e Tiranës u ka mbyllur derën artistëve edhe pse ata kishin bërë kërkesë që të ishin prezentë në këtë mbledhje, vetëm pak prej tyre janë futur në një moment të dytë.

Kujtojmë që këshilltarët e PD-së dhe të LSI-së braktisën mbledhjen dhe qëndruan jashtë godinës së bashkisë në mbështetje të artistëve.

- SPONSOR -