Plot 8 të shtëna janë dëgjuar në shesh xhirimin e videoklipit të Kanye West dhe Tekashi në lagjen e Beverly Hills.

Reperët janë larguar menjëherë pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë. Ndërkohë në xhirime duhet të ishte dhe Nicki Minaj por ajo nuk kishte arritur akoma.

Duke u Ngarkuar...

Nga plumbat nuk u lëndua askush ndërsa një plumb kaloi në dritaren e dhomës së gjumit. Ndërsa Tekashi kishte marrë me qira vilën për videoklipin e tij me Nicki Minaj dhe Kanye West.

Mendohet se sulmi mund të ketë lidhje me reperin Tekashi pasi ai pati një përleshje me armë në New York.

- SPONSOR -