Prej disa ditësh një mot i mirë dhe i qëndrueshëm ka përfshirë gjithë vendin duke na dhënë idenë se pranvera erdhi. Por mesa duket gabohemi, pasi jo vetëm që pranvera nuk ka erdhur por rreshjet e shiut dhe dëborës do rikthehen. Meteoalb ndërmjet një statusi në Facebook ka paralajmëruar të gjithë për uljen e temperaturave:

“CESHTJA është: ditë VERE apo ditë DIMRI ! Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.”

- SPONSOR -Smiley face

Epo mesa duket do na duhet të presim edhe pak për pranverën !

- SPONSOR -Smiley face