Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan në shtator të 2018 në një ceremoni tepër private në New York. Pas ceremonisë u tha se çifti do martohej dhe do ftonte miqtë më të mirë dhe u thanë shumë data por mesa duket asnjëra nuk doli e saktë. Pasi u tha se do martoheshin në maj, data qënka shtyrë përsëri dhe për herën e katërt ! Këtë herë arsyeja është këngëtari, gjendja e tij emocionale dhe mendore nuk është në formën më t ë mirë. Këtë gjë e tha edhe vetë Justin disa ditë më parë ku u shpreh se vuan nga depresioni. “Ata nuk kanë nisur ende asnjë ftesë dhe do të presin derisa Justin të ndihet mirë dhe të jetë entuziast për organizimin e dasmës”, – u shpreh një burim pranë çiftit për revistën People. Pra,  një gjë është e sigurt që dasmë do kemi dhe pikë !

- SPONSOR -Smiley face