Një tavë pule e shijshme me perime do të mbetet ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve…

Darka shpesh herë konsiderohet për shumicën e shqiptarëve që vakt që duhet kaluar me ushqime të shpejta dhe të lehta. Ndërkaq, një pjesë tjetër e tyre, nga angazhimet profesionale dhe jo vetëm, darkën e konsiderojnë si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Duke u Ngarkuar...

Mes gamës së gjerë të gatimeve që mund t’ju sugjerojmë, e fillojmë sonte me një tave të veçantë pule. Sekreti qëndron të përbërësi me aromën më të mirë: rozmarina dhe te.. dashuria kur gatuan!

Përbërësit:

  • një pulë mesatare
  • patate
  • karrota
  • brokoli
  • kripë
  • rozmarinë
  • vaj ulliri bio
  • domate

Përgatitja:

Marrim pulën, të cilën pasi e lajmë mirë brenda dhe jashtë, e fusim në një tenxhere të madhe me ujë të ngrohtë dhe i hedhim kripë sipas masës që i nevojitet.
Ndërkaq, qërojmë disa kokrra patate (sipas numri të familjarëve që do t’u serviret darka), gjithashtu, bëjmë gati karrota dhe brokolit. Të copëtuara mirë, i hedhim në një tavë, të cilën e kemi spërkatur më parë më vaj ulliri. Pasi e sistemojmë mirë tavën me perime, vendosim edhe domate të vogla sipas dëshirës, pastaj i shtojmë disa fijë rozmarinë. Kaq mjafton për t’i dhënë shijen e duhur. Rekomandohet që pula të lyhet në sipërfaqe më gjalpë, në të kundërt, pak me vaj ulliri.
Lëreni të piqet për rreth 40-45 min dhe servireni në pjatë, shoqëruar me sallatë jeshile me limon.

Ju bëftë mirë!

- SPONSOR -