Ajo është një nga femrat më të pasura në botë dhe një nga këngëtaret më të pëlqyera me miliona fansa kudo në botë. Por Taylor nuk është aspak e sigurt për jetën e saj dhe masat e sigurisë i ka shtuar së fundmi. Ajo ka dhënë edhe arsyet e këtij vendimi që në fakt janë të drejta. Në një intervistë për revistën prestigjoze “Elle” Taylor shprehet : “Kam patur mjaft ndjekës që janë përpjekur të hyjnë në shtëpi dhe po filloj të përgatitem për gjërat e këqija”.  Dhe në fakt këngëtarja ka të drejtë që ka rritur sigurinë në shtëpi pasi disa muaj më parë një person i panjohur ka sulmuar derën e shtëpisë së këngëtares ndërsa një tjetër i armatosur kishte tentuar të futej në shtëpinë e saj.

- SPONSOR -