Kozeta Turishta, moderatorja e njohur shqiptare , na ka prekur dhe na ka dërmuar shpirtin sot teksa hapim profilin e saj të instagramit dhe shohim shkrimin që ajo i ka dedidikuar Adela Xhemamit, e cila ndërroj jetë sot në orët e para të mëngjesit. Një shkrim tepër prekës por edhe aq i vërtetë na shtyu që përveç ta publikojmë por edhe të mësojmë sado pak të jemi më njerëzor. Turishta përveç dhimbjes së madhe që ndien nuk ja ka kursyer ironinë e saj nëpërmjet dedikimit hipokritëve dhe njerëzve që prioritet sot kanë fjalën “interes “sesa termin “njeri”

Smiley face

 

“Një e dielë e kobshme sot, nuk po e mbledh dot vetën se shpirti vetëm lotë më nxjerrë për një vajzë që nuk ishte shoqja ime më e ngushtë por ishte ajo që mu gjend pranë në kohë të vështira në cdo moment. Ajo që më trishton më shumë jemi “NE”, sepse vetëm kur i humbim njerëzit e dashur kujtohemi për shqetësimet e tyre, mendohemi që dicka mund ti kete trazuar shpirtin por kurrë nuk i tregojmë sa shumë i duam.
Po ta dinte Adela që ka pasur kaq shumë dashuri sa po tregojmë sot, as forca e vullkanit s’do e merrte dot nga jeta.
Mërzi e trishtime kalojmë të gjithë në jetë, ilaçi i vetëm është dashuria nga miqtë e njerëzit e zemrës. Adela pervec dhimbjes së madhe na dha një mësim për miqësinë e vërtetë që kurrë nuk i kushtojnë rëndësi fjalëve që duam të ndajmë me njerëz të cilët i konsiderojmë të dashur, sepse bota është kthyer në interes të duan vetëm nëse ke diçka për ti dhënë. Unë e njoh Adelen nga afer, dhe e di sa e shëndetshme ka qënë ajo, as ka vuajtur kurrë nga asgjë. Unë e ndjej që Adelen e ka munduar diçka sepse ishte një vajzë me seder, e dashur, dhe tepër e ndjeshme, por nuk mund të pranoj kurrë fatin e saj. Çfarë na kushton të falim dashuri, e të jemi gjithmonë atje për këdo që ka nevojë për ne. ?! Për miqtë e Adeles është e pafalshme kjo ditë e zezë për aq kohë sa ajo kishte dhënë mesazhe dëshpërimi dhe sinjale që diçka po e mundonte. E ndjej dhimbjen e saj në gjithë qenien time, sepse falte vetëm dashuri, tregonte vetëm guxim, forcë, dhe inkurajim për jetën tek të gjithë por në fund nuk mori asgjë që meritonte duke i mbyllur jetën dhe familjes, nënës së saj që vetëm zemra e saj e di sot. Po qan qielli për ty sot Adelë, dhe nuk po gjej paqe kur e mendoj që një bukuri si ti do e kalbi dheu, ato flokë si fjollë, atë fytyrë engjëlli e plotë nur do ta ha toka. Pushofsh në Paqe e do jesh ylli më i shkëlqyeshëm lart në qiell!”, përfundon Kozeta Turishta”