Ajo është pedagoge, koreografe dhe autoria e shumë librave të saj shkencorë kushtuar kërcimit. Dr.Riselda Sejdija, shquhet gjithnjë për trasparencën e saj…Riselda edhe kësaj radhe nuk ngurron të jetë protagoniste e meritave të saj që i ka merituar me mund dhe djersë dhe kësaj rradhe nuk mbeten vetëm fjalë, pasi pedagogia nuk lë më vend për imagjinatë, ajo sot në mbrëmje ndan me ndjekësit në profilin e saj të Instagramit, videon private të mbrojtjes së titullit “Doktor”.

Smiley face

Është e vërtetë që paragjykohemi kudo nëse bëjmë trasparente jetën tonë luksoze, pushimet, shoppingun dhe të gjithë automatikisht pa të njohur mirë mendojnë se edhe studimet apo kualfikimet shkencore i fitojmë me lekë, por jo , vjen një moment që trasparenca flet dhe aty nuk ke çfarë ti bësh më vetes dhe mendimeve apo paragjykimeve qesharake… Koreografja sot ka vendosur ti tregoi të gjithëve se si mbrohet titulli “Doktor” me punë , djersë dhe dinjitet dhe sigurisht nuk ka harruar të tregojë dhe mirënjohje të thellë dhe për dy udhëheqësit e saj që e kanë udhëzuar për 4 vite rresht në studimet doktorale pranë “QSA”.

Rikujtojmë se dr.Riselda Sejdija është autore e tetë librave të saj shkencorë dhe koreografe e shumë veprave të saj koreografike ku tashmë njihet si pedagoge e brendëshme prej 10 vitesh në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Dr.Riselda Sejdija e ka mbrojtur titullin “Doktor” më 30 Shtator 2013 në degën ,”Etnokoreologji Folklor” , me temë,“Estetika e vallëzimit popullor Shqiptar” ku është një temë që është zhvilluar për herë të parë nga dr.Riselda Sejdija. Me kryetare komisioni Prof.dr.Afërdita Onuzi dhe pesë anëtarë të tjerë përfaqësues në këtë komision, dr.Riselda Sejdija ka referuar përreth një orë pa autoreferat përpara dhe kjo mbrojtje doktorature vërtet na ka lënë me gojë hapur, shifeni vet videon po nuk besuat…

“Gjej rastin ti falenderoj shumë dy udhëheqësit e mi ,Pof.dr.Agron Xhagollin dhe Prof.dr.Miaser Dibrën për të gjithë përkushtimin dhe punën serioze që kanë dhuruar tek unë për 4 vite rresht…Vjen një ditë që ka vlerë ta ulërasësh dijen sepse e ke merituar me punë , djersë dhe dinjitet… Vjen një ditë që trasparencës i vjen ora të shfaqet dhe të vlerësohet për atë që është…Prandaj fle rehat dhe ndihem krenare për atë që jam sepse kurrë nuk më ka trembur trasparenca dhe të qenurit me këmbë në tokë. Sepse unë besoj gjithmonë se dija gjithmonë shpërblehet. Unë kurrë nuk kam preferuar zhurmën boshe ,sepse preferoj heshtjen studimore për të arritur aty ku jam sot”, shprehet Sejdija.