Motrat Hadid janë dy nga femrat më të bukura në botë dhe modelet më të paguara. Ato janë shumë influencuese në modë dhe shpesh i marrim si shëmbull veshjet dhe trendet që ato sjellin. Së fundmi, ato ishin të ftuara në dasmën e stilistit të njohur amerikan Marc Jacobs. Gigi dhe Bella ishin shumë të lumtura të dyja teksa dilnin nga dasma e stilistit të njohur, por ajo që na pëlqeu të gjithëve ishte veshja e modeleve. Të dyja vajzat kishin zgjedhur të visheshin me kostume, Gigi kishte zgjedhur një kostum ngjyrë gri dhe një këmishë rrjet ndërsa Bella një kostum ngjyrë blu të errët dhe një kanatjere po të njëjtën ngjyrë që e tregonte shumë sexy. Epo vajzat na dhanë një shëmbull të mirë për t’u veshur në dasmë…

- SPONSOR -