E kush ka nevojë për një premierë filmi apo një party kur e gjithë bota është tapeti juaj i kuq? Aktorja e njohur Anglelina Jolie është fotografuar dje në Los Anxhelos me gjashtë fëmijët e saj, më e bukur se kurrë. Teksa dilte nga një dyqan akulloreje bashkë me vajzën e saj Vivienne dhe djalin Pax, Angelina dukej shumë e bukur dhe ishte veshur yll fare. E veshur me një pallto ngjyrë ulliri që ishte e koleksionit më të ri të Dior, një fustan të zi dhe një palë këpucë me takë të ulët Angelina i la pa fjalë të gjithë. Sigurisht që nuk kishte harruar as aksesorët si kuletë Louis Vuitton që më pas e zëvëndësoi me një tjetër çantë Salvatore Ferragamo dhe syze dielli Celine.

- SPONSOR -Smiley face