Lidhja e tyre do ishte e denjë për një tenenovelë meksikane. U lidhën, u ndanë, tradhëtuan, lindën fëmijë e çfarë s’ka ndodhur me marrëdhënien e tyre. Por Khloe edhe pse kaloi një periudhë të vështirë pas ndarjes përfundimtare (të paktën kështu shpresojmë) nga Tristan prap e ruan respektin për ish bashkëshortin e saj. Në një intervistë për emisionin “Divorce Sucks” ajo tha se vazhdon ta ruajë respektin për Tristan dhe se dëshiron që të mbajë një marrëdhënie të civilizuar me ish-in e saj.
“E di që babai i True është një njeri shumë i mirë. E di se sa shumë e do ai atë dhe kujdeset për të, kështu që desha që ai të ishte pranë saj dhe ne ja dolëm mbanë”,- u shpreh Khloe duke i habitur të gjithë pasi e quan Tristan një njeri të mirë edhe pse ja nxiu jetën. Edhe më parë Khloe dhe Tristan thanë se do i rruajnë marrëdhëniet e tyre të mira vetëm për hir të vajzës së tyre të vogël True.

- SPONSOR -