Ditën e sotme Kledi Kadiu do të mbante një ‘ëorkshop’ në ‘Albi Nako Dance Academy’, por ky event është anuluar.

Lajmin e ka dhënë vetë Albi përmes një postimi në rrjete sociale. Koreografi ka treguar se ky ‘ëorkshop’ nuk do të zhvillohet për shkak të tërmetit dhe se është shtyrë për një datë tjetër.

- SPONSOR -Smiley face

Ai ka zbuluar se të gjitha të ardhurat do të mblidhen prej tij do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

https://www.instagram.com/p/B5VDsKnJrQl/?igshid=148azfrdl7wuf

“Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘ëorkshop’ në ambientet e  Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të  ardhurat e këtij ‘ëorkshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar  Albi në “Instagram”.

Nga raportimet e deritanishme rezulton se nga tërmeti i ditës së sotme kanë humbur jetën 13 persona dhe shumë të tjerë ndodhen nën gërmadha.

- SPONSOR -Smiley face