Jennifer Lopez shkëlqeu me rolin e ‘Ramona-s’ në filmin e saj të fundit “Hustlers”, i cili pat sukses të madh. “Hustlers” pushtoi kinematë e botës dhe Lopez u vlerësua mjaft për rolin kryesor, megjithatë ajo ka zbuluar se nuk është paguar fare për këtë rol! Për “Gq Magazine”, këngëtarja tregoi se e bëri falas rolin e saj dhe ndihmoi si producente. “Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. S’fitova asgjë nga “Hustlers”. E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja, ja kush është “Jenny From the Block”. Unë bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramona-n.”- rrëfeu Lopez. Megjithatë, pavarësisht se s’ka marrë asnjë pagesë për rolin në film, Jennifer është paguar për punën e bërë si producente dhe gjithashtu ka marrë një përqindje nga fitimet e filmit “Hustlers”, dhe kur e mendon fitimet kanë kaluar miliona dollarë. 

 

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face