Melania Trump dashuron dikë tjetër, dhe i shoqi e di, e nuk shqetësohet. Ky është thashethemi që është përhapur këto kohë, e që ka gjetur hapësirë dhe në shtypin ndërkombëtar. Pasi Trump fitoi zgjedhjet në 2016-tën, Melania nuk u zhvendos menjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asokohe, ajo zgjodhi të qëndronte në Nju Jork derisa djali I tyre, Barron, të mbaronte shkollën.

Megjithatë, shkrimtarja Monica Byrne pretendon se kjo nuk është e vërtetë. Duket se Melania kishte një marrëdhënie me shefin e sigurisë së filialit të Tiffany, që e ka qendrën në Kullën Trump. Ai quhet Hank Siemers. “Melania nuk jetonte me Trumpin, ajo po qëndronte me të dashurin e saj”, ka shkruar në Twitter Noel Casler, ish i punesuar i “The Apprentice.” Por kjo ngelet në kuadrin e një thashethemi dhe akoma nuk dihet nëse është e vërtetë…

- SPONSOR -Smiley face