Ajo është një nga artistet më të suksesshme të të gjitha kohërave dhe njihet për performancat e saj energjitike në skenë. Si gjithmonë, Tina Turner  i ka mahnitur të gjithë kur u shfaq në koncertin e dedikuar për të. Të dielën në Hamburg të Gjermanisë nisi një festival ku Tina “imitohet” nga aktorja e njohur Kristina Love dhe tregohet gjithë historia e këngëtares së njohur. Sapo shfaqja ishte në përfundim Tina ka dalë për të përshëndetur publikun dhe të gjithë u entuziasmuan nga prezenca e ikonës së muzikës. Ajo dukej shumë e re dhe nuk tregonte aspask që është 79 vjeç. Po ashtu shumë lëvdata ka marrë edhe aktorja që luan rolin e Tina Turner, që për hir të së vërtetës e imiton në mënyrë perfekte !

- SPONSOR -