Ajo është një prej aktoreve që ka qenë pjesë qysh në krijimin e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, gjithashtu ka interpretuar në filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, “Tana”, rolin kryesor, atë të Tanës. Është fjala për aktoren e madhe Tinka Kurti. Ajo feston sot 85-vjetorin e lindjes. Për Tinkën mosha është vetëm një tregues, pasi siç thonë, artisti nuk plaket kurrë. Qysh prej fillimit të karrierës ajo numëron rreth 180 role në teatër e film. Roli i fundit ishte ai i zonjës Guri në filmin “Yjet e së ardhmes” premiera e të cilit u shfaq në kinema vetëm pak ditë më parë.

- SPONSOR -