“Tirana e Nonës” quhet libri më i ri i gazetarit Blendi Fevziu dhe është libri më i shitur deri tani në Panairin e Librit 2019. Ky libër tepër interesant është një nga librat më emocional të shkruar nga Blendi dhe tregon se e ka vërtetë përzemër, shkruan mulliri.al

Një libër që i rikthen gazetarit të njohur kujtimet e fëmijërisë, Tiranën e tij dhe një rrëfim tepër i veçantë për familjen dhe njerëzit e tij më të dashur. Plot histori të pathëna më parë dhe një libër i shkruar me dashuri nga autori që tregon historinë e jashtëzakonshme të tri grave tepër të rëndësishme në jetën e tij. Kush nuk do ishte kurioz të lexonte për historitë e jetës së Blendi Fevziut, t’i shtonte bibliotekës së tij një libër që brenda tij është një botë e madhe, një botë që të frymëzon. Librat e Fevziut janë nga librat më të shitur në Shqipëri, më shumë se 100 mijë kopje të librave të tij janë shitur dhe me siguri që ky numër do rritet akoma më shumë me librin e ri “Tirana e Nonës”. Në Panairin e 22-të të Librit, librin e gazetarit të njohur mund ta gjeni në stendën e UET PRESS dhe nëse keni fat do e merrni librin me nënshkrimin e autorit.

- SPONSOR -Smiley face