Nëse doni flokë të rinj me shkëlqim dhe që mos ti stiloni ose drejtoni përditë ky është trajtimi i duhur. Shpesh i referuar si trajtim brazilian, keratina ndryshon patjetër cilësinë e flokëve dhe përdoret më së shumti për të hequr qafe flokët kaçurrela ose të pabindura, shpjegon Rob Peetoom Master Stilist, Linda de Zeeuw. Edhe pse ajo ka ka flokë me onde natyrale, Meghan Markle thuhet se është një tifoze e këtij shërbimi të bukurisë. Ish-stilisti i saj i flokëve Theonie Kakoulli në Nicky Clarke tha se ajo bën trajtimin me keratin për të ruajtur pamjen e saj. “Meghan ka ardhur tek unë për këtë trajtim dy herë. ” Kakoulli tha për  “PEOPLE. Është e mrekullueshme për njerëzit me flokë kaçurrelë natyralë si Meghan, sepse i  bën flokët më të menaxhueshëm.

3 fakte për trajtimin me keratinë :

1.NUK FUNKSIONON SA HAP E MBYLL SYTË: Mos mendoni se rezultatet duken menjëherë. Pasi të mbaroni trajtimin me keratinë, duhet të jeni të gatshme të bëni disa sakrifica të vogla si psh: nuk mund t’i lidhni flokët bisht, t’i drejtoni me piastër apo t’i bëni gërshet për të paktën 3 ditë. Gjatë këtyre ditëve këshillohet të mos i lani pasi rrezikoni që t’i dëmtoni akoma më shumë dhe keratina të mos kryejë plotësisht funksionin e saj. Nëse e keni flokun të lyer paraprakisht, do të vini re një zbehje të ngjyrës, duke e bërë të duket shpeshherë edhe si dyngjyrësh. Parukieret këshillojnë gjithashtu të mos përdorni shampo të zakonshme, por shampo specifike për larjen e flokut pas trajtimit.

- SPONSOR -Smiley face

2.JO GJITHMONË ARRIHET REZULTATI ME TRAJTIMIN E PARË: Pavarësisht sa shpenzoni, duhet të keni parasysh që jo gjithmonë arrihet rezultati i trajtimit që pas provës së parë. Kjo nuk ka të bëjë me cilësinë e produktit apo shërbimit, por sipas ekspertes hollywood-iane O’Connor me aftësinë e flokut për të përthithur keratinën, ose jo.

3.NUK ËSHTË 100% NATYRAL:  Kohët e fundit në media po flitet gjithmonë e më shumë për produkte bio, organike dhe natyrale, megjithatë duhet t’ju informojmë që keratin nuk është një prej tyre. Ashtu si boja, llaku,shkuma e flokëve, por edhe një sërë produktesh të kësaj natyre kanë një përqindje të caktuar përbërësish kimikë në përmbajtjen e tyre. Kështu që bëni mirë të informoheni para se të vendosni ta provoni këtë trajtim.

- SPONSOR -Smiley face