Marina Vjollaca, ish moderatorja e njohur e Top Channel dhe tashmë një nga moderatoret më të dashura të Tv Klan , shquhet për look-un e saj tepër  të kuruar . Një bjonde bukuroshe tepër joshëse dhe një femër tepër e kompletuar si Marina arrin të mbretërojë gjithnjë në garderobën e saj sidomos kur shfaqet në televizion shkruan mulliri.al. Ajo di të godasi gjithmonë me veshjet e saj të zgjedhura nga koleksionet më të fundit. Edhe ngjyra e zezë është një ndër ngjyrat që Marina nuk i reziston dot pa e patur në garderobën e saj, e si mos ta ketë kur me të zeza ngjan si një panterë.

Duke u Ngarkuar...

Ndërkohë  vjen një tjetër panterë që shkëlqen me të zeza ku së fundmi e shohim edhe në videoklipin e saj ku  fustanin me ngjyrë të zezë e ka zgjedhur pikërisht për të qenë protagoniste në prurjen e saj të fundit artistike. Energjike , tepër  seksi dhe shumë e veçantë në llojin e saj Gentës vërtetë ngjyra e zezë shumë i ngjan.

Më pas kalojmë në sensualitet, në ëmbëlsi, simpati, adhurim në tërësi, ajo është Nora Istrefi shkruan mulliri.al. Nora e gllabëron ngjyrën e zezë, e përfshin rreth trupit të saj tepër të bukur dhe bëhet njësh me të, pra thjesht një panterë tjetër me të zeza. Jo më kot përzgjodhëm këto tre personazhe vip për të përcaktuar ngjyrën e zezë.

E zeza jo çdokujt mund ti shkojë sepse shumë mendojnë që mund të jetë çështje kontrasti, por jo e zeza o të shkon , ose nuk të shkon hiç… Marina Vjollca, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi nuk duhet të heqin dorë kurrë nga e zeza dhe besojmë që këtë e dijnë mirë përderisa në postimet e tyre shfaqen secila me të zeza ku duken si pantera të vërteta në kthetrat e ngjyrës së zezë…

- SPONSOR -