Rex Tillerson nuk do të jetë më Sekretar i Shtetit. Lajmin për shkarkimin e tij e ka dhënë vetë Donald Trump me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ne vend të tij ai ka emëruar Mike Pompeo, drejtori i CIA-s.

“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretari i ri i shtetit, ai do të bëjë një punë fantastike! Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë mënyrë. Urime për të gjithë!”- ka shkruar Trump.

- SPONSOR -