Ndarja e Bradley Cooper dhe Irina Shayk është një nga ndarjet që bëri më shumë bujë në mediat e huaja dhe të gjithë ishin kuriozë të mësonin arsyet dhe çfarë po ndodh me ta. Irina u largua nga shtëpia bashkë me vajzën e saj ndërsa Bradley mesa duket e ka marrë qetë-qetë ndarjen nga modelja.

44-vjeçari u fotografua ditën e djeshme teksa festonte bashkë me shokët e tij në një pub, ai ishte në gjendje shumë të mirë madje u kap teksa bisedonte bashkë me dy shokë jashtë Sunset Tower Hotel në West Hollywood, ku kishin qëndruar duke pirë përreth dy orë. Nga ana tjetër Irina Shayk është duke vizituar shtetin e bukur të Islandës dhe ajo po ashtu duket shumë e lumtur. Dhe në fakt kur të gjithë prisnim ti shihnim duke qarë dhe të mbyllur në shtëpi, ndodhi krejt e kundërta pasi ata po e shijojnë ndarjen e tyre.