Jeta private e modeles së njohur Naomi Campbell është e shenjtë dhe ajo asnjëherë nuk pranon që të flas për jetën e saj. Prej disa ditësh emri i Naomi përflitet sa andej këtej njer për lidhje me Liam njer Drake, dhe kjo gjë e ka mërzitur modelen e njohur. Teksa ishte e ftuar në emisionin  “The Jonathan Ross Show”, 48 vjeçarja u pyet nëse janë të vërteta fjalët për lidhjet e saj me Drake apo Liam dhe përgjigjia e saj nuk ishte aspak ajo që moderatori priste.

“Edhe? Unë kurrë nuk e kam diskutuar jetën time personale. Ke ndonjë tjetër emër? Unë kurrë nuk e kam diskutuar jetën time personale. Dua të them, është e çmenduri se duket sikur një ditë jam me një person, të nesërmen me një tjetër. Kush e ka radhën nesër? Kjo është ajo që unë dua të di … Unë qesh. Tregimet janë të pabesueshme, është humor … unë vazhdoj me jetën time”- u shpreh Naomi ndërsa moderatorit nuk i ngeli gjë tjetër veçse të heshte.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -