Snapchat është një aplikacion që mund ta shkarkojmë të gjithë në smartphonat tanë dhe prej disa vitesh është kthyer në një nga rrjetet sociale më të përdorur nga të rinjtë kryesisht. Por kohët e fundit aplikacioni filloi të haste probleme nga më të ndryshmet që i bënë përdoruesit e tij të hiqnin dorë duke ç’instaluar atë dhe u fol se Snapchat do falimentonte por e vërteta qëndron ndryshe. Filterat e rinj që ka shtuar aplikacioni kanë bërë që të shton përdoruesit dhe ekzaktësisht më shumë se 7 milion përdorues të rinj. Efektet që i lejojnë përdoruesit të ndryshojnë vizualisht karakteristikat e tyre gjinore janë bërë virale dhe të gjithë kanë provuar të paktën një herë se si do dukeshin nëse do ishin gjinia e kundërt. Filteri u përhap me shpejtësinë e erës dhe të gjithë postonin foto duke mos u njohur fare ndërsa Snapchat ja hodhi falimentimit…

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face