Ndërkohë që të gjithë presim që Hailey dhe Justin të bëjnë dasmë, ky i fundit po kurohet për depresion. Kanë qënë burimet e ndryshme për revistën “People” që kanë thënë se këngëtari po kurohet për depresion pasi nuk po e përballon dot presionin e famës.

 “Ai ka akses në gjithçka dhe është i rrethuar nga njerëz që vetëm i thonë: po!. Justin ndihet mjaft i presionuar nga fama, nga të qenurit i ndjekur vazhdimisht, nga fansat, kamerat.”- u shpreh një burim për revistën People ndërkohë që vet këngëtari pak ditë më parë tha për Vogue se tani po mundohet ti rikthehet normalitetit pasi ka pasur një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij sa që i është dashur dhe të përdorë Xanax për të harruar gjithcka.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -