Mesa duket Demi Lovato ka ditur kujt t’ja nxjerrë inatin e ndarjes nga i dashuri i saj Henry Levy. Pas rehabilitimit të saj nga lëndët narkotike këngëtarja e njohur i ka thyer  dhëmbin një mashkulli. Dhe mos e besoni po të doni por Demi i theu dhëmbin trajnerit të saj të boksit dhe këtë na i tregoi vet këngëtarja me anën e një video në Instagram.

“Praktikisht ia hoqa dhëmbin Jay Glazer-it gjatë stërvitjes mëngjesin e sotëm, ndërsa ai po mbante mbrojtësin e gojës. Më vjen keq (nuk më vjen) Jay!”- ka shkruar Demi Lovato në Instagram teksa dëgjohet që i kërkon falje trajnerit. Epo mos i dilni para se Demi qënka keq me nervat !

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face