Ankthi është një problem shumë i zakonshëm dhe ata që vuajnë prej kësaj gjendjeje po tentojnë gjithmonë e më shumë të gjejnë shpëtim tek kurat natyrale duke hequr dorë nga medikamentet e ndryshme. Për shumë njerëz, detyra të thjeshta si t’i japësh makinësh, vonesat, pazaret e stërgjatura etj mund të shkaktojnë atake paniku. Çdo ndryshim i thjeshtë në rutinën e tyre u jep shkak për të akumuluar stres! Medikamentet e ankthit shoqërohen me jo pak efekte anësore, përfshirë këtu: ngadalësimin e sistemit nervor, përgjumje, ngathtësi, konfuzion, humbje të kujtesës,të përziera etj.

Terapia me vajra esencialë po këshillohet gjithmonë e më shumë nga ekspertët e shëndetit mendor dhe Living do të listojë më poshte efektet pozitive në shëndet të vajrave esenciale.
# 1 Bergamot
Bergamot,ndryshe njohur si vaji i qitros përdoret prej shekujsh në kulturat lindore, për qetësimin e stresit. Një studim i bërë në Tajvan në vitin 2011 tregoi se si mësuesit ishin më të qetë e më të duruar, pas dhjetë minutash aromaterapi me vaj qitroje. Ul presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës duke balancuar të gjithë aktivitetin mendor. Ky vaj rekomandohet kur jeni në gjendje të tensionuar.
Shënim: Vaji i qitros është fotosensitiv, që do të thotë se reagon direkt nën rrezet e diellit. Shmangni rrezet e diellit kur përdorni vajin bergamot në lëkurë.
# 2 Vaji esencial i livandos
Aroma qetësuese e livandos mund t’ju bëjë të ndiheni mirë, por shkenca ka vërtetuar me fakte se prania e “kampor, linalyl acetate dhe terpineol-4” janë përgjegjëse për ndjesinë e mirë që na jep në tru nuhajtja e vajit të livandos. Efekti qetësues e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për të luftuar depresionin dhe ankthin.

- SPONSOR -Smiley face